Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati
Shejhu (Allahu e mëshiroftë) e përshkruan librin e tij me fjalët: “Prej mirësive të sheriatit të Allahut xh.sh. është përkujdesja ndaj drejtësisë duke ia kushtuar një rëndësi të veçantë ... Drejtësia është dhënia çdo kujt hakun që i takon, duke mos e tepruar në të e as pakësuar. Ne me ndihmën e Zotit xh.sh. do të mundohemi që të sqarojmë diç për të drejtat gjegjësisht obligimet më kryesore të cilat i ka njeriu ndaj të tjerëve”
E këto të drejta janë si vijon:
1. Obligimet ndaj Allahut të madhëruar.
2. Obligimet ndaj të Dërguarit të Zotit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)
3. Obligimet ndaj prindërve.
4. Obligimet ndaj fëmijëve.
5. Obligimet ndaj të afërmve.
6. Obligimi i bashkëshortëve ndaj njëri- tjetrit.
7. Obligimi ndaj fqinjit.
8. Obligimi ndaj muslimanëve – në përgjithësi.